Lajm i trishtë. Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare aktorja që fitoi simpatinë e të gjithëve

admin 0

Lajm i trishtë. Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare aktorja që fitoi simpatinë e të gjithëve

Pasditen e sotme një lajm i trishtë ka mërzitur pafund të apasionuarit pas kinematografisë. Helen McCrory, aktorja e talentuar britanike, ka humbur jetën në moshë 52-vjeçare. Ylli i “Peaky Blinders” u nda nga jeta pak pasi u diagnostifikua me kancer. Nëpërmjet një reagimi publik, bashkëshorti i saj Damian Lewis njoftoi:
“Unë jam zemërthyer të njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga dashuria mes miqve dhe familjes”.


Helen dhe Leëis u martuan në 2007 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Manon, 14 vjeç dhe djalin 13-vjeçar Gulliver. Dalja e saj e fundit në publik ishte në episodin e 12 marsit në “Good Morning Britain”, në të cilën ajo dhe ylli i Homeland, Damian folën për bamirësinë. Ajo ndezi dyshime nga fansat në atë kohë pasi Kate Garraëay theksoi se ajo dukej pak më e zbehtë se zakonisht. Mes shumë roleve, ajo do kujtohet gjithmonë për pjesëmarrjen në Peaky Blinders” dhe në filmin “Skyfall 2012, James Bond”. /News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *