LDK: Do të kthehemi shpejt aty ku e meritojmë

admin 0

LDK: Do të kthehemi shpejt aty ku e meritojmë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti në Kosovë.
Zogaj thotë se kryesia e re e LDK-së është duke punuar vazhdimisht për zgjedhjet lokale.
“Ky grup i ri dhe kjo kryesi e re është duke punuar vazhdimisht, kryetari i ri i LDK-saë është full time i angazhum. Unë po konsiderojë që po bëhemi gati mirë për zgjedhjet lokale, shumë shpejt do t’i kemi kandidatët për kryetarët e komunave”, thotë Zogaj.
Ai thotë se duhet që sa më shpejt të bëhen të ditur emrat e kandidatëve për kryetar komunash, në mënyrë që ata t’i krijojnë ekipet e tyre dhe të punojnë në terren.“Në mënyrë që kandidatitët t’i krijojnë ekipet e veta dhe shtabet e veta që të punojnë edhe ata në terren”. Po ashtu ai tha lidershipi i ri i LDK-së, ka dhënë sinjale menjëherë, e që sipas tij, këtë pëlqyeshmëri ndaj LDK-së, do ta shohin në zgjedhjet lokale.

“Absolutisht ka rritje, këto ndryshimet e fundit menjëherë kanë dhënë sinjalet e veta që ka pëlqyeshmëri shumë më të madhe të LDK-së, këtë do ta shohim shumë shpejt në zgjedhjet lokale. Patjetër do të ketë rritje të votës së LDK-së, pritjet i kemi që do të kthehemi shpesh aty ku LDK-ja e meriton”, tha Zogaj.Po ashtu ai tha se do të mundohen që në këto kandidatura për kryetar komunash të ketë edhe gra.“Duhet të ketë kandidate gra edhe do të insistojmë që të ndodh ashtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *