Lind fëmijë burrë i parë spanjoll…

admin 0

Lind fëmijë burrë i parë spanjoll

Burri i parë shtatzënë në Spanjë, Ruben Castro, ka lindur fëmijë. Emrin ia la Luar. Shtatzënia e personit transgjinor 27-vjeçar mori vëmendje të madhe të medieve lokale, sepse ishte rasti i parë publik i këtij lloji në Spanjë.
Ishte vetë Rubeni që e ndau lajmin e lindjes së fëmijës. Këtë e bëri duke shkruar në rrjetet sociale të dielën: “Luar ka ardhur”. Postimit ia bashkëngjiti një fotografi të dorës së fëmijës duke ia mbajtur gishtin, shkruan “20 Minutos”.
“Më falni për heshtjen, mungesën dhe që nuk u jam përgjigjur mesazheve tuaja, isha duke e mirëpritur në këtë botë këtë gjë të çmuar që e kam vajzë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *