Lista e deputetëve u bë si në 2017 nga Basha puna e Komisionit Nishani për rikthimin e Berishës

admin 0

Lista e deputetëve u bë si në 2017 nga Basha puna e Komisionit Nishani për rikthimin e Berishës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani në emisionin Repolitix në Report Tv tha se lista e kandidatëve për deputetë për 25 prillin është zgjedhur me të njëjtën metodë si në 2017 nga Basha. Puna e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve sipas Nishanit është zeruar nga Basha.
“Skam frikë të marr asnjë përgjegjësi kur më takojnë përgjegjësi, skam qenë kryetar. E gjithë puna e atij komisioni u 0. Lista e kandidatëve nuk prodhohej nga komisioni, por prodhohej vetëm një listë. Njerëz që nuk ishin vlerësuar nga komisioni u vlerësuan dhe ata që ishin vlerësuar nuk u vlerësua. Lista ka qenë e njëjta metodë që Basha ka përdorur në 2017. Në shumicën e këtyre deputetëve që janë sot ruaj respekt sepse kanë bërë betejë të mirë, skanë pasur mbështetje nga partia e tyre”, tha ai.
Bujar Nishani e lexon deklaratën e Sali Berishës se mund të rikthehet në krye të PD-së si një mesazh të qartë për anëtarësinë e PD, që është më e dobët se kurrë. Nishani tha në Repolitix se Berisha me ketë mesazh po tregon se partia po shkon keq e më keq.

I pyetur nëse do të donte që Berisha të rikthehet në krye të PD-së, Nishani tha se kushdo që do çonte partinë në fitore është i mirëpritur pasi me Bashën kjo gjë është e pamundur.
“Me aq sa mund të bëj deduksionin tim është një deklaratë që nuk është emocionale por një mesazh i gjerë për anëtarësinë e PD, kurrë në 30 vite nuk ka qenë më e dobët se sot dhe më këtë mesazh ngre alarmin se partia është duke shkuar keq e më keq. Ne jemi përballë asaj që përfaqëson sot Basha pamundësinë për të çuar PD në fitore dhe cilido që do të ishte do të ishim të gatshëm të bëhej kjo, pasi me Bashën kjo është e pamundur”, tha Nishani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *