Lulzim Basha nuk ia kursen Edi Ramës, e nxjerr bllof para popullit: “Ju tregoj planin tim 12-vjecar”

admin 0

Lulzim Basha nuk ia kursen Edi Ramës, e nxjerr bllof para popullit: “Ju tregoj planin tim 12-vjecar”

Kryedemokrati Lulzim Basha është gjendur ditën e sotme në Vlorë ku ka takuar qyetarët në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.Teksa vazhdojnë aludimet se mes tij dhe Edi Ramës ka një marrëveshje të fshehur, Basha e ka sulmuar atë publikisht duke thënë se plani i parë dhe i vetëm i Ramës dhe partisë së tij është që të përcajnë PD-në. Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij ka bërë me dije se në këto 12 vite Rama nuk ka patur asnjë garë dhe asnjë plan tjetër, përkundrazi nuk ka arritur të bëjë asgjë.
“Kërkesa ime e parë është ta konsiderojmë këtë proces të brendshëm si një mundësi pozitive jo vetëm për të komunikuar me njëri-tjetrin, por dhe të na sjellë më afër njëri-tjetrit që të dalim më të bashkuar nga ky proces. Mos t’i japim kënaqësinë kundërshtarit që ky proces i diktuar nga rregullat e brendshme të kthehet në një vegël për ta përdoruar kundër nesh. Përkundrazi të shpalosim vlerat tona më të mira. Se pavarësisht asaj që thuhet ne jemi partia që bën garë, ne jemi partia që bën debat,” tha Basha ndër të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *