“Miliona euro hajdutërie në emër të “Kompleksit Adem Jashari”, përmend, Agim Çekun (VIDEO)

admin 0

“Miliona euro hajdutërie në emër të “Kompleksit Adem Jashari”, përmend, Agim Çekun (VIDEO)

“Gazmend Halilaj “Kompleksit Adem Jashari”, përmend edhe Agim Çekun (VIDEO)Një deklaratë për komandantët dhe Agim Çekun e ka bërë avokati Gazmend Halilaj.Ai në një emision televiziv, ka folur për keqpërdorimin e miliona eurove dhe vjedhjen e tyre nga udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës.Ai i ka akuzuar për vjedhjen të parave që janë tubuar për renovimin e kullave të familjes Jashari në Prekaz.“Në vitin 2001 kam qenë pjesëtarë i TMK-së, 5500 pjesëtarë kemi dhënë nga një pagë për renovimin e kullave të Adem Jasharit në Prekaz. Aty janë dhënë milionat dhe janë vjedhur ato pare. Ato pare i kanë vjedhur këta gjeneralë të vetëshpallur”, thotë avokati Gazmend Halilaj, transmeton gazeta “Bota sot”.
Ai tregon se ka qenë edhe një fond tjetër për ndërtimin e kullave.
“Paga ka qenë prej 300 deri 700. Minimalja e kësaj është 1 milion e 500 mijë euro. Ato i kanë vjedhur këta gjeneral të vetëshpallur . Unë kam përgjegjësi për këtë që po flas”, është shprehur Halilaj.

“Erdh materiali për punë . Ndërsa neve si ushtarë na urdhëruan t’i ngarkojmë kamionët për me ia shitur depove private. Unë kam ngarkua me krah të mi. Kur ka ardhë aty një person i quajtur Benjamin i cili ka qenë kanadez dhe pagën e ka pasur 13 miëj dollarë amerikanë. Kur ka ardhë me pru pjesën e dytë të kazermave, ka pa që nuk është as materiali e as objektet.
Ndërsa i pyetur se me urdhër të kujt ke ngarku aty?Halilaj tha se prej Agim Çekut e te poshtë”.
VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *