Osmani: UÇK nga toka dhe NATO nga qielli e bënë të mundur çlirimin tonë

admin 0

Osmani: UÇK nga toka dhe NATO nga qielli e bënë të mundur çlirimin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të Ditës së Paqes kanë vizituar fshatin Poklek të Drenasit.
Presidentja Osmani tha se po nderojnë kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s që i qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të errëta të saj duke kujtuar edhe të gjithë të rënët e Poklekut, njofton Klankosova.tv.
“22 vjet më parë kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson erdhi këtu na la një fjalë që na shërben edhe tani”.

“Kudsho që mund të dyshoj në drejtësinë e intervenimit të NATO-s duhet të vijë në Poklek”, citon Osmani-Robertson.
“Edhe vijmë sërish këtu jo se dyshojmë në intervenimin e NATO-s por për të kujtuar se çfarë ka ndodhur këtu. Dita e Paqes edhe Ditën e Çlirimit e edhe Ditë e Lirisë. Është të tria se ne u çliruam”.
“Krahas falënderimit për NATO-në dhe UCK-në vendosim që ta kujtojmë sërish të gjithë çfarë ka ndodhur dhe për forcën që kanë treguat personat e paktë që mbijetuan”.
Tutje Osmani thotë se kriminelët kanë emër dhe mbiemër dhe tash është koha që të dalin para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *