Pal Lekaj: Për 60 Ditë Qeverisje Kurti Nuk Ka Bërë Asgjë edhe nuk do të bëjë!

admin 0

Pal Lekaj: Për 60 Ditë Qeverisje Kurti Nuk Ka Bërë Asgjë edhe nuk do të bëjë!

Pal Lekaj: Për 60 Ditë Qeverisje Kurti Nuk Ka Bërë Asgjë edhe nuk do të bëjë!
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (A A K), Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij, duke thënë se për afër 60 ditë pune nuk ka arritur të bëjë asnjë punë.“Sa i përket programit të qeverisë Kurti2, mendoj se as për së afërmi nuk i përmbushë kërkesat e qytetarëve, është program i shkruar mirë, por pa mbështetje financiare, pa analizë, është më tepër teorik sesa praktik që mund t’iu shërbejë qytetarëve.
Program të tillë të dobët nuk kemi pasur më parë në Qeverinë e Kosovës, më tepër kanë shkruar histori dhe poezi se sa diçka që mund ta bëjnë realitet për qytetarët e Kosovës.

Ai (Kurti) ka premtuar që paga minimale do të jetë 350 euro, ndërsa e ka zbritur në 250 euro dhe në fjalimin e tij para Kuvendit e ka zbritur edhe në 200 euro, kjo ka dalë në bazë të llogarive që i kemi bërë për 40 orë.
Kjo është më tepër mashtrim për qytetarët se program i prekshëm që do të ndikojë në zhvillimin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *