Pasi u shpall non grata nga Amerika, bëhet edhe një paralajmërim i fortë për Berishën: Duhet të mbaj përgjegjësi edhe për….

admin 0

Pasi u shpall non grata nga Amerika, bëhet edhe një paralajmërim i fortë për Berishën: Duhet të mbaj përgjegjësi edhe për….

Ish-presidenti Bujar Nishani ka qenë mbrëmjen djeshme i ftuar në “Spotlight”. Sipas tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ndërtuar karrierën politike mbi bazën e hileve dhe int rigave
Ai ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka përgjegjësi morale që e ka mbështetur Bashën.
“Lulzim Basha e ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike mesa kam kuptuar unë mbi hile dhe intriga të vockla.
Në qoftë se Lulzim Basha do të kishte kurajo dhe do të ishte burrë dhe lider siç duhet të jetë dikush, del dhe mban një qëndrim. Lulzim Basha ka kërkuar gjithmonë që përgjegjësinë e dës htimeve ta ndajë me Sali Berishën.
Është e vërtetë që ka patur mbështetje nga z.Berisha për Lulzim Bashën.
Është ‘ashiqare’ i themi ne shqiptarët. S’e mohoj dot këtë. A ka bërë mirë, a ka bërë keq, nuk e di, historia do ta tregojë. Sot që po flasim, pas 8 viteve opozitë, z.Basha është një dësh tim. Z.Berisha ka përgjegjësitë e veta morale që e ka mbështetur z.Basha”, është shprehur ai.
Nishani ka shtuar se aktualisht Berisha është i mërzitur me stanjacionin ku është tashmë Partia Demokratike, si dhe me Bashën.
“Ai është i mërzitur me procesin dhe me stanjacionin ku është Partia Demokratike. Patjetër edhe me z.Basha, sepse ai është kryetari i partisë dhe ai po e mban të bllokuar, po e mban këtë lloj pengu”, ka thënë ai, referuar garës në PD, ku më 13 qershor pritet të zgjidhet kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *