”Po të mos ishte ai do kishte ndodhur hataja, po e solli Zoti”/ Veliaj i jep medalje të riut që shpëtoi shqiptarët në sheshin ”Skënderbej”

admin 0

”Po të mos ishte ai do kishte ndodhur hataja, po e solli Zoti”/ Veliaj i jep medalje të riut që shpëtoi shqiptarët në sheshin ”Skënderbej”

Klodian Elqeni, i riu që u kthye në h ero me akt in e tij në 25 Prill duke parandaluar një t ragjedi të vërtetë në Sheshin Skënderbej, është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
Erion Veliaj positive with Covid-19, from home gives the important message for everyone
Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një her oi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh ditën kur një makinë e drejtuar nga një tjetër i ri që nën ef ektin e lëndëve na rkotike po rrez ikonte jetë njërezish, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo. Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim,” tha ndër të tjera Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *