Prek me rrëfimin Fatmira Breçani: Kam kënduar pa para në dasmën e një vajze, babai i saj ma kërkoi ishin të varfër

admin 0

Fatmira Breçani, është një nga këngëtaret më jetëgjata të tregut muzikor shqiptar, dhe tepër e dashur nga të rinj e të vjetër.
E ftuar së fundmi në emisionin që zhvillohet në limuzinë ‘Glamour Zone’, Fatmira tregoi një anë të panjohur të sajën për moderatoren Ester Bylyku. Ester Bylyku: Në fillimet e tua, a ka patur raste që ke kënduar pa para?

Fatmira Breçani: Në fillimet e mia kam kënduar pa lekë, sepse e tille ishte koha, por edhe kur fillova të merrja lekë, ka patur raste që kam bërë toleranca, ose në një rast që më kujtohet këndova falas. Ishte një baba që martonte vajzën.

Dëshironte të këndoja në dasmën e tij, shkova për ta takuar së bashku me bashkëshrotin dhe na tha se martonte vajzën e madhe e cila kishte vuajtur të gjithë jetën, kishte punuar arën, e punë të tjera dhe nuk kishte shijuar asnjë ditë.

Të paktën martesën ta shijonte, por nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike. Më tha se kishte vetëm 200 mijë lekë të kursyera, dhe asgjë më tepër. Mënyra si ma tregoi historinë e vajzës së tij më preku mua dhe bashkëshortin dhe vendosëm të këndoja pa lekë. Dhe kështu ndodhi, ka qenë dasmë e bukur por e bëra me gjithë zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *