Pse emigrantët “mbarojnë për një çikë” nuse shqiptare

admin 0

Pse emigrantët “mbarojnë për një çikë” nuse shqiptare

Erdhi gushti, e bashkë me gushtin vjen 15 ditshi i famshëm i plazhit, por vijnë edhe ata, Emigrantët. Dynden nga të gjitha anët, Greqi, Itali Gjermani. Sigurisht malli për atdheun është i madh, kjo mund të vërtetohet edhe nga shqiponja tatuazh në gjoks, kasat kuq e zi të iPhoneve, apo varëset e trasha të floririt me shqiponjën e florinjtë që u çan triumfalisht gjoksin gropë. Gjithsesi dashuria për tokën mëmë nuk është i vetmi motiv, që kthen emigrantët në atdhe, ka dhe një arsye tjetër akoma më sublime: “O burra, shokë të gjejmë nuse!”
Sigurisht që shumë prej jush mund ta pyesin veten: “Pse një djalë i rritur jashtë, nuk e gjen shoqen e jetës aty ku jeton por pret ta gjejë në Shqipëri, duke e njohur për shumë pak kohë?” Mos u shqetësoni, nga sot do të mund të flini të qetë. Ju prezantojmë me katër arsyet pse emigrantët shqiptarë vdesin për një çikë nuse Shqipërie.
fakt do t’ju duhet të flirtoni, por jo me vajzën, me babanë ose me këdo që merr vendimet për të. Ndaj që ta mbyllni shpejt këtë muhabet ju këshillojmë që kur të shkoni të kërkoni dorën e vajzës të vendosni me delikatesë çelësat e makinës së komshiut mbi tavolinë, së bashku me iPhone X. Gjithashtu duhet të kujdeseni që të tregoni atdhedashurinë, kështu që teksa hapni këmbët në pozicion çlirimi tregoni dhe zinxhirin e floririt me medaljonin e shqiponjës varur. Ndër të tjera nuk duhet të harroni pa përmendur edhe ato pesë a gjashtë shtëpi sa keni. Kaq e lehtë është e fituat zemrën e vjehrrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *