“Qendër e Amerikës dhe e BE-së nuk është më Greqia, por është Shqipnia!”

admin 0

“Qendër e Amerikës dhe e BE-së nuk është më Greqia, por është Shqipnia!”

“Kryeministri grek, për çeljen e negociatave të Shqipërisë, na paska dalë sot me një kusht për minoritetin grek në Shqipëri.Kryeministrat grekë, me ndonjë përjashtim, “minoritet grek” quajnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Dhe, e dini pse? Se ata nuk mund të pranojnë që të ketë ortodoksë që të flasin shqip.
Janë po këta, që, me anë të kishës greke, gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë të mallkuar”.Dhe, e dini pse?, se gjuha shqipe është gjuha e parësore e gadishullit tonë, domethënë edhe e vetë Greqisë. Në shkollat greke nuk thellohen në atë që i thonë “greqishte e vjetër”, se ajo gjuhë mund të shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe, sidomos me gegnishten.
E kuptoni tani se sa shqetësim e kanë këta kur shohin f0rcimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës?Por ky, në fakt është kryeministri më i paaftë grek. Do ta shihni.
Kryeministër! Asnjë kusht nuk vini dot ju shqiptarëve. Edhe Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli, që të dyja gjeopolitikat e mëdha të botës perëndimore, e kanë përcaktuar Shqipërinë dhe Kosovën në zonën e vet.Pse, kryeministri grek do ta mundë këtë politikë të madhe?! Le më pastaj injorantët liderë të Shqipërisë që shkojnë deri te Erdogani për të njëjtën gjë. Qesharakë janë këta ballkanas që nuk dinë asgjë dhe iu duket se dinë gjithçka.Gjithsesi, lodhen kot së koti dhe fare kot.Po ku ka f0rcë politika e kryeministrit grek që të mundë gjeopolitikën e madhe USA-BE!
Pse nuk e ka atë f0rcë?E para, se grekë nuk ka as në Athinë e jo më në Shqipëri. Athina ka qenë e gjitha me shqiptarë të quajtur arbëreshë, si shqiptarët e Italisë së Jugut. E dyta: Greqia i ka Gjermanisë 350 miliardë Euro borxh. E di kryeministri grek që Shqipëria është aleate e ngushtë me politikën e Berlinit? Dhe, a e di ky që vota e Greqisë tanimë k0ndici0nohet nga Berlini?E pra, pse flet kështu kryeministri grek?
Sepse ka shqetësim nga bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *