Qesharake! I moshuari mendon se i vendosen muralin e Rita Orës në banesë sepse ai është vejan (VIDEO)

admin 0

Qesharake! I moshuari mendon se i vendosen muralin e Rita Orës në banesë sepse ai është vejan (VIDEO)

Burrit nga Ferizaji, ku në shtëpinë e tij është vendosur murali i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk i ka pëlqyer kjo vepër. Ai akuzon kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për të cilin thotë se nuk e ka pyetur për vendosjen e këtij murali në shtëpinë e tij. Madje thotë se arsyeja pse është vendos ky mural është pasi ai është i ve, sepse i ka vdekur gruaja.

“Kanë shku ma kanë vnue një grue në shpinë teme, i thash pse ma keni vnue, tha vejan ti e ta kemi vnue. Kom ankesë kundra Agim komunës. Më kanë bo hor o bac, më thojshin je vejan ta kemi vnue. Ma bre unë vejan jam, por Agimi ma kish que kish thon vnone në shpi të bacit. Kqyre argumentin, e kanë vnue në shpi teme. Marre me m gjit mu syreta të grave aty vec që jom vejan. Po nejse po mujnë, se forca po jau bon”, thotë burri, i njohur në Ferizaj si baci. Ai thotë se i vjen rëndë që të tjerët ta shikojnë muralin e vendosur në shtëpinë e tij. Këngëtarë shqiptare por në banesë teme me ma ngjit pom vjen mu rëndë me pa hallku aty. Ajo është e bukur është njeri i mirë, por këta ku e gjetën bash mu me ma vnu aty. Le të përgjigjet Agimi pse, edhe s’um ka vetë hiq vec kur po e shoh që e kanë ngjit aty”, shtoi ai në ATV. “Bukur është kjo, por pse mu nuk mkan pyet në shpi teme, më kanë vnue gra aty”, thotë për fund ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *