Rίkthimi i Berishës në PD, Ιëvizja e fυndit për t’u mbrοjtur nga Amerika

admin 0

Rίkthimi i Berishës në PD, Ιëvizja e fυndit për t’u mbrοjtur nga Amerika

“Kurrë mos thuaj kurrë!”- kështu i është përgjigjur ish-kryeministri Sali Berisha pyetjes nëse do të mund të rikthehej në krye të PD,duke shtuar se “nuk e përjashton më veten nga asnjë e drejtë kushtetuese”.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kreshnik Spahiu thekson se rikthimi është “lëvizja e fundit e Berishës për t’u mbrojtur nga Amerika”.
Sipas Spahiut, Lulzim Basha është ‘shishja e qumështit’ të Berishës, i cili shërben për të ruajtur radhën dhe që mund të pirdhet nga PD në çdo moment.
Për analistin, deklarata e ish-kryeministrit është provë e qartë se ai ka frikë nga dosjet dhe akuzat e SHBA, dhe përdor PD-në për t’i shpëtuar procedimit penal.

“Një muaj më parë deklarova në Top-Channel që Berisha do rikthehet kryetar i PD por shumë pak më besuan.
Kjo është e vetmja mënyrë që të mbrohet së shpejti nga akuzat dhe proçedimi penal, duke e shitur dhe përdorur si burg politik ndaj Kryetarit Opozitës.
Kjo është arsyeja që e mban Lul Bashën si “shishe qumështi” për të mos i zënë askush radhën, por të rikthehet, duke i thënë Lulit: Ik pirdhu tani, ma lësho karrigen.
Me Bashën ka marrëveshje dhe e largon me dorëheqje në çdo moment. Kjo është lëvizja e fundit për tu mbrojtur AMERIKA”, shkruan Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *