Ramush Haradinaj : ”Kurrë nuk do hy në debat me fëmijët e heronjeve të Kosovës”

admin 0

Ramush Haradinaj : ”Kurrë nuk do hy në debat me fëmijët e heronjeve të Kosovës”

Ramush Haradinaj : ”Kurrë nuk do hy në debat me fëmijët e heronjeve të Kosovës”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një status të gjatë në Facebook ka thënë se nuk do e lejoj asnjë.herë veten që të futet ën debate me fëmijët e heronjve të kombit shqiptar.
Pas një debati që u ndez pasi në skenë doli një deklaratë e vjetër e ministres së Jashtme Donika Gër.valla ku thoshte për ish-krerët e UÇK-së se ishin kriminelë, pati shumë reagime nga njerëz të sfe.rave të ndryshme. Mirëpo Haradinaj thotë se ai nuk e sheh të udhës që të polemizojë me fëmijë të heronjve.

“Gjithmonë kam qenë mirënjohës dhe i përulur para veprës dhe sakrificës së atdhetarëve, vep.rimtarëve politikë, heronjëve e dëshmorëve të kombit, të të gjitha periudhave historike. Në këtë mënyrë jam edukuar si fëmijë dhe kjo edukatë më ka përcjellur tërë jetën time. Mbetem i vendosur në këtë rrugë, pavarësisht rre.thanave që mund të na sjell e ardhmja. Për interesin e kombit dhe shtetit, gjithmonë kam tejkaluar vetveten dhe kam kapërcyer kufijtë partiak. Ne kemi mjaft armiq që përpos se dëshirojnë ta tjetërsojnë të kaluarën tonë të lavdishme, provojnë edhe sot që të nxisin përçarjen e brendshme dhe të krijojnë opinione në të cilat demonizohen pers.onalitetet e shquara historike, si pjesa politike ashtu edhe pjesa ushtarake. Në rastin e Iuftës Çlirimtare, ne duhet të bëhemi bashkë, jo ta mbrojmë, sepse nuk ka nevojë për mbrojtje, por për ta prezantuar ashtu siç është: të pastër e vetmbrojtëse, ku në njërën anë ishin bijtë e bijat të rreshtuar në UÇK, që mbronin familjet e tyre, tokën e stër.gjyshërve dhe të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet; e në anën tjetër ishte agresori që erdhi nga një vend tjetër dhe tentoi që përmes gjenocidit ta zhbëjë qenien shqiptare nga trojet e veta”, ka shkruar ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *