REAGON HARADINAJ: Vjosa Osmani Është Presidente E Kurtit Vendi Po Kthehet Në Një Parti

admin 0


REAGON HARADINAJ: Vjosa Osmani Është Presidente E Kurtit Vendi Po Kthehet Në Një Parti

“E gjithë kjo është një tregues që për Kosovën nuk priten ato ditë të mira që i kanë premtuar, sepse kemi të bëjmë me një mashtrim dhe me një sistem që është i një partie. President, kryeministër, kryeparlamentar, kryetar partie është një njeri, është Albin Kurti, në një mënyrë ne po kthehemi në monizëm”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se mënyra sesi pozita siguroi kuorumin “dëshmon se vendin nuk e presin ditë të mira”. Ai adresoi akuza edhe ndaj deputetëve të opozitës që votuan Osmanin, duke thënë se këta tjetërsuan vullnetin e qytetarëve.
“Dje u vërtetua që fituesit e rinj të zgjedhjeve kanë mungesë guximi që të veprojnë si e parasheh demokracia. Po ashtu, u treguan të zot dhe treguan se kanë prirje për kontrabandim të votës. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Kosovës dhe demokracisë tonë. Pra u zgjodh presidentja me kontrabandim të votave, me deputetë që për përfitime të atyre për atyshme, tjetërsuan vullnetin e votuesve të tyre”, ka potencuar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *