Berisha e ka atë përgjegjshmëri për ta ruajtur partinë Minxhozi Është si gurët e dominosë qëndrimi ndaj tij mban peng shumë procese

admin 0

Berisha e ka atë përgjegjshmëri për ta ruajtur partinë Minxhozi Është si gurët e dominosë qëndrimi ndaj tij mban peng shumë procese

“Real Story” në News24 ka startuar mbrëmjen e sotme me një temë të nxehtë të politikës shqiptare, siç është ajo e shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kërkesën e SHBA që ai të mos jetë në parlament si një kusht për PD.
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani tha se Berisha e ka atë përgjegjshmëri për ta ruajtur partinë.
“Nuk besoj tek gjërat që ndodhin si rrufeja në qiell të hapur. Nuk është se ka shenja të dukshme për një veprim që do shkaktojë ‘uau’. Parimisht i qëndroj asaj që Berisha e ka atë përgjegjshmëri për ta ruajtur partinë dhe shpresoj të bëjë një veprim që do ndikojë për mirë në PD dhe jo keq”, tha Ristani.
Nga ana tjetër, analisti Skënder Minxhozi mendon se çështja e Berishës mban të kyçura dhe të marra peng shumë procese, duke e krahasuar me një gur dominoje që nëse bie, rrëzon dhe të tjerët.
“Kam përshtypjen se çështja e Berishës nuk është thjesht dhe vetëm çështje e PD-së. Kemi të bëjmë me atë që është precedenti i parë nëse do provohej largimi i një politikani të lartë. E parë në këtë aspekt unë mendoj që çështja e Sali Berishës është kryetema e gjithë politikës shqiptare. Problemi i qëndrimit të një partie të madhe si PD ndaj kryetarit historik është çështje modeli, çështje projektimi qëndrimi ndaj të shkuarës së vet, ndaj një trashëgimie të gjatë dhe shumë komplekse, ndaj një figure dominonte dhe kjo do të përbëjë shtratin mbi të cilin do të ecin shumë çështje.
Po flas për çështjen Berisha. Edhe mungesa e mbajtjes së një qëndrimi mund të jetë një qëndrim mes rreshtash. PD sot është viktimë e një rotacioni të pambyllur. Berisha kurrë nuk iku, Basha kurrë nuk erdhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *