“Rrënjët E Mia Janë Greke”, Anxhela Peristeri Sqaron Deklaratën E Bujshme

admin 0

“Rrënjët E Mia Janë Greke”, Anxhela Peristeri Sqaron Deklaratën E Bujshme

“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou.
Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, u shpreh këngëtarja.
Deklarata e saj bëri bujë të madhe në media, por sot e ftuar në “E diel”, Anxhela e ka sqaruar.
“Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri, prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por një prejardhje e stërgjyshit tim është nga Greqia dhe mbiemri im është i tillë. Kjo nuk do të thotë që unë s’jam shqiptare dhe që jam greke”, është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *