Shqipëria zbardhet nga dëbora/ Merret vendimi i rëndësishëm nga disa Ministri: Nga sot nuk ka më….

admin 0

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që të zhvillohet mësimi online duke nisur nga data 15 deri më 19 shkurt për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar.

Në një njoftim publik, Ministria e Arsimit bën me dije se vendimi erdhi pas parashikimeve të IGJEUMse në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

“Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, njofton Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

De

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *