Skandali Me Mishin/ Dëshmia E Frikshme E Blegtorit: Po Na Vdesin Nipër E Mbesa, Vetë Hamë Bukë E Kripë, Atë Mish Jo!

admin 0

Skandali Me Mishin/ Dëshmia E Frikshme E Blegtorit: Po Na Vdesin Nipër E Mbesa, Vetë Hamë Bukë E Kripë, Atë Mish Jo!

Ushqimet në Shqipëri nuk janë të kontrolluara dhe me thuajse çdo produkt luhet me jetën e qytetarëve, por skandali qëndron që shteti e di se me çfarë ushqehet populli i tij dhe nuk lëviz as gishtin më të vogël për ta ndryshuar këtë situatë.
Kështu, në një intervistë për emisionin investigativ “Boom” një blegtor ka bërë pohuar një fakt të frikshëm, i cili dëshmon se bagëtitë shqiptare nuk ushqehen aspak shëndetshëm, por që gjithsesi mishi i tyre u shitet shqiptarëve për konsum.
Viçave u injektohet një lloj hormoni që i fryn. Unë i q* nënën, jo të ha me fëmijët nga ai mish i tyre. Më mirë hamë bukë e kripë.”
Dëshmia e blegtorit nga një fshat shqiptar, i cili pa e ditur se filmohej ka rrëfyer faktet e frikshme:

Blegtori: Po e di ca do të thotë hormon apo jo?
Gazetarja: Po për viçin i përdorin apo jo?
Blegtori: I përdorin posi jo bëhet viçi naaa, kur ta therrësh është tërë shkumbë brenda. Në një dasmë u shtruan të tërë në spital vetëm nga vici me mish me hormone. DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE
Gazetarja: Ajo gjilpëra që i bën për sa e rrit viçin?
Blegtori: Për 2 muaj, i merr 800 mijë lekë.
Gazetarja: Ta leverdis? Blegtori: Ta leverdis se 16 mijë lekë është vaksina.
Gazetarja: Ku blihet vaksina? Blegtori: Nëpër qendra që shesin mjekime per blegtorinë ,
Gazetarja: Është e lejueshme?
Blegtori: Jooo. Në qafë ja bëj unë. Ai sa vjen dhe fryhet. Për dy muaj ai bën 1 kuintal mish.
Gazetarja: Dhe e shet 800 mijë lekë, ia vlen?
Blegtori: Ia vlen, ia vlen, por po na vdesin nipër e mbesa. Unë bukë e kripë e me qepë ha, këto nuk i ha se ja di vlerën.
Megjithatë, kjo nuk është e keqja e vetme. Historia nis me një denoncim të mbërritur në redaksinë e emisionit investigativ, ku bëhet fjalë për një thertore në Tiranë janë futur 106 kokë qingja të pamatrikulluar, që me pak fjalë do të thotë të pakontrolluar nga specialistët.
Pasi është pranuar fakti edhe nga pronari i thertores, edhe nga veterineri i bashkisë, është arsyetuar se qingjat kanë ardhur vonë dhe roja nuk i ka kontrolluar! Pasi informacioni mbërriti në ministrinë e Bujqësisë, inspektorët e dërguar prej saj vendosën: Eleminimin dhe groposjen e këtyre krerëve brenda 72 orëve.
Por si erdhën deri këtu këta qingja që fare mirë mund të dilnin në treg dhe të rrezikonin jetë njerëzish? Veterineri Marjus Daja që ka firmosur për transportimin e qingjave është përgjigjur në telefon dhe ka shpjeguar se ai nuk e dinte se ishin të pamatrikulluar sepse ishte natë dhe fermeri i kishte thënë se do t’i matrikullonte ai.
Sipas tij është një gabim njerëzor. Madje edhe drejtori i bujqësisë i ka thënë që ka vepruar gabim, por mos të përsëritet më. Nuk mbaron këtu. Në telefon u kontaktua edhe pronari i fermës së qengjave, i cili thotë se qingjat i ishin kthyer se ishin të pamatrikulluar, ndërkohë që ai më pas i ka matrikulluar për një ditë dhe i ka nisur sërish tek e njëjta thertore.
Për më tepër thotë që nuk e di si është ligji, por ama ka një biznes me nipt! Trilleri vazhdon në thertoren e Tiranës, ku pronari i saj mohon kategorisht të ketë marrë përsëri qingjat që kishte kthyer njëherë mbrapsht, shkruan “ShkodraNews”.
Ai e hedh topin tek specialistët e Ministrisë së Bujqësisë që duhet t’i gjejnë. Përveç habisë sonë, se si inspektorët e MB nuk e kanë ndjekur proçedurën deri në fund, përveç indiferencës dhe pandërgjegjes që hasëm tek njerëzit-pronarë për ruajtjen e shëndetit të njerëzve të tjerë, pyetja 1 milionë dollarëshe është: ku shkuan qingjat?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *