SKANDALOZE / Europa Ne Emer Te BE-Se E Ka Furnizuar Maqedonine E Veriut Me 33 Miliarde Euro Vetem Qe Ti Shtypin Shqiptaret!

admin 0

SKANDALOZE / Europa Ne Emer Te BE-Se E Ka Furnizuar Maqedonine E Veriut Me 33 Miliarde Euro Vetem Qe Ti Shtypin Shqiptaret!

Shkruan: Nijazi Muhamedi
Kjo “platforma” jonë, ajo që ka bërë fillimet (1990) dhe është tërë.suar në Tetovë dhe do të jetë sot e mot platformë e përhershmërisë shqiptare në tokë të vet, do t’i qesë punë europiane Ambasadorit të BE-së në Shkup, z.Zhbogar dhe ky hiqet se nuk e di ende dhe bën se.hire shkujdesur gërvalljeve që po i bëjnë stramastikët e identiteteve të stisura shtrembër me fjalë push.time, me fjalë nënshtrime e fjalëposhtërime kundër gjuhës sonë në vend të vet.
Punë e parë që duhet ta nisë pa mënuar duhet të jetë ve.nia e punës së Ambasades së tij në binaret e udhës së drejtë europiane ndaj Maqedonisë së pasplatformës, për ta hequr këtë “shtet” nga udha e shtre.mbër që e ka marrë në rrugën së prapthi drejt Europes dhe në të cilën udhë i ka ndihur edhe kjo ambasadë euro.piane në kohët para tij.

Se dihet që edhe kjo ambasadë (në emër të BE-së) na ka bërë hilera të poshtra neve shqip.tarëve sa dhe hilerat e këtyre që gërvallen poshtërisht kundër nesh sokaqeve-dhe të dyja palët puqen në të njëjtën udhë të shtrembër dhe bëjnë të njëjtën punë: ata gërvallen me fjalëpushtime që nuk na duan për së gjalli në ven.din tonë, ky shikon sehir dhe nuk na njeh dhe gjuhën tonë në ambasadën e tij e në Europë, e cila nga viti 1991-dhe gjer më 2009 i ka falur për “shtetndërtim” e “kombndërtim” të shtrembur, stramastik 33 miliardë euro Ma.qedonisë monoetnikisht, prej të cilave s’kanë parë gjë shqiptarët, sepse nuk janë dhënë edhe për neve.
Po tashti, “Platforma” shqiptare është bërë për të ndrequr edhe këtë punë të shtre.mbër të ambasades së UE në Shkup (pra edhe UE-së) dhe që ta ndreqë edhe udhen e shtrembër të Maqedonisë për në Europë, të ndihur edhe nga kjo ambasadë, e cila edhe ajo e ka shkelur rëndë moszbatimin e MO-së, këtë partallë marrë.veshje që e e kupton shtrembërisht edhe ajo si “marrëveshje vetënënshtrimi, që “popullin e vetënënshtruar” e njeh si popull emigrant e të shkulur me “vetëdashje europiane” nga vendi i vet dhe që i njeh tashti “të drejta emi.grantësh” në gjuhë dhe në kulturë, etc…

Me “Platformen” shqiptare, pra, do të nisë nga e para ndreqja e kësaj udhe të shtrembër të Ma.qedonisë, sepse, për ta vënë në udhë të drejtë dhe për ta njohur Europa drejtësisht, udha e saj imperativisht duhet të le.gjitimohet në dy rrafshe demokratike-në rrafshin e funksionimit të tërësisë së institucioneve demok.ratike, që kjo krizë i shpërfaqi të rrënuara gati gjer me themel dhe në kryerrafshin e njohjes së le.gjitimitetit shqiptar për partneritet të barabartë në shtetndërtimin multinacional të Maqedonisë.
Njohja e Platformes shqiptare, prandaj, i jep dhe ia forcon le.gjitimitetin e ekzistencës së shtetit dhe forcon legalitetin e tij të munguar demokratik…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *