SKENDER MUSLIU: A e tradhtoi PDK-ja, familjen Jashari?

admin 0

SKENDER MUSLIU: A e tradhtoi PDK-ja, familjen Jashari?

NGA SKENDER MUSLIU MË 18 TETOR Në zgjedhjet komunale të 17 Tetorit, PDK-ja duke kandiduar Fadil Nurën si kundërkandidat të Bekim Jasharit për garën e kryetarit të Skenderajt, shkaktoi një tërmet duke lëkundur themelet e vlerave të vërteta të luftës, të Adem Jasharit, komandantit legjendar dhe familjes Jasharaj.
A thua, është dashur të priten zgjedhjet e 17 Tetorit 2021 për t’i nxjerrë në shesh manipulimet, mashtrimet dhe keqpërdorimet e PDK-së, që janë bërë në emër të familjes Jashari?! PDK-ja në këto zgjedhje nuk e përkrahi kandidaturën nga iniciativa qytetare të Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt, por propozoi kandidatin e PDK-së Fadil Nura, edhe pse në mandatin e kaluar Bekim Jashari u kandidua me insistimin e vazhdueshëm të PDK-së.

A thua bëhet fjalë për plasaritje në PDK? Jo, nuk është plasaritje, por kjo tregon fytyrën e vërtetë të PDK-së, gjeneralëve dhe komandantëve të vetshpallur, sepse pikërisht ata që më së shumti përdorën emrin e familjes Jashari, duke mos patur më nevojë për te, po ia kthejnë shpindën. Këta janë po të njejtit ata që gjatë luftimeve në Prekaz me ushtrinë dhe policinë serbe, kur u shua e tërë familja Jasharaj,që ndërgjegjësoi botën, i lan të vetëm pa ju ofruar ndihmë. Ashtu siç nuk i ofruan ndihmë familjes Jashari në Prekaz, edhe tani PDK-ja e shpërfilli kandidaturën e Bekim Jasharit, fatkeqësisht sikur historia po përsëritet. PDK-ja, bizarisht, ende udhëhiqet nga « krahu i luftës » përmes kryetarëve kukulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *