Spanja po përjeton temperaturat ekstreme deri në -25 gradë celsius, të paktën 7 vi ktima nga moti i keq

admin 0

Njerëzit në Spanjën qendrore po luf tojnë me motin e pazakontë, pasi ngrica të mëdha mbuluan vendin pas borës së madhe të fundjavës.

Të paktën shtatë persona kanë vde kur për shkak të motit, dy vik timat e fundit ishin njerëz të pastrehë në Barcelonë.
Zyrtarët kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi.
Termometri shënoi -25 gradë celsius në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit. Kjo është nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.
Bora e madhe, e shkaktuar nga stuhia Filomena është kthyer në akull, duke penguar transportin. Ka qenë një sasi e jashtëzakonshme bore dhe akulli për Spanjën, ku dimrat zakonisht janë mjaft të butë.
Për shkak të temperaturave të pazakonta, spanjollët po e quajnë Molina de Aragón, që ndodhet 197 km në veri-lindje të Madridit, “Siberinë spanjolle”.
Moti i ftohtë parashikohet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Burimi: BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *