Ua! I fejuari nga Turqia i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën me dy krena

admin 0


Çifti më i diskutuar në estradën shqiptare është padyshim Genta Ismajli dhe Huseyin Usta. Dyshja që kur bënë të ditur lidhjen, po shijojnë udhëtimet dhe kohën së bashku në vende nga më të ndryshmet.
Por, ajo çka mori më shumë vëmendjen e fansave është vendimi që Usta ka marrë kohëve të fundit. Në një postim në rrjetin social Instagram, Genta ka ndarë një video, derisa i dashuri i saj zbulon tatuazhin e ri.

Të vizatuar në krah, ai ka zgjedhur të ketë shqiponjën, duke e ekspozuar kështu para kamerës. Një gjest nga ana e tij është komentuar mjaft shumë nga fansat, duke e admiruar edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *