“Vetëm Zoti e di sa të dua”- Joni feston sot 6-vjetorin e lindjes, Arbana Osmani i bën urimin më të bukur me këtë koleksion fotosh

admin 0

Si sot gjashtë vite më parë, Arbana Osmani përjetoi emocionet më të bukura, siç janë ato të të bërit nënë.

Moderatorja e njohur solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Jon.

Në këtë ditë të veçantë, Arbana hapi galerinë dhe përzgjodhi foto nga më të ndryshmet me të voglin e saj, për t’i bërë një urim special në rrjete sociale.

“Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Gëzuar ditëlindjen jeta ime!”– shkroi Osmani krahas fotove të bukura nënë e bir.

Ditën e djeshme, Joni e ka surprizuar nënën e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, me një mesazh shumë të bukur, të cilin Arbana e postoi në Instastory.

“E dashur mami, je e mrekullueshme si pranvera. Gëzuar 8 Marsin! Të dua shumë! Jon”, kishte shkruar ai.

Joni tashmë është edhe vëlla i madh, pasi në nëntor të vitit të kaluar, Arbana solli në jetë djalin e saj të dytë.

Dielli erdhi nga marrëdhënia e saj me regjisorin Eduart Grishaj, për të cilin ky është fëmija i parë.

Ndërkohë, Joni ka ardhur në jetë nga martesa e parë e Arbanës me financierin, Ardit Kero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *