(Video) Rama e mbylli fushatën në Vlorë, për herë të parë foli e djali i vogël Zaho: Unë e dua shumë…

admin 0

(Video) Rama e mbylli fushatën në Vlorë, për herë të parë foli e djali i vogël Zaho: Unë e dua shumë…

Vlora ishte stacioni i fundit i kësaj fushate elektorale për Partinë Socialiste. Pikërisht në këtë qytet, ku Kryeministri Edi Rama iu drejtua mbështetësve për herë të fundit para zgjedhjeve të 25 Prillit, ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe tre fëmijët e tyre.
Megjithatë një vëmendje e veçantë shkoi tek djali i vogël i Kryeministrit, Zaho, të cilin ai e ftoi edhe në podium së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes.
Edi Rama: Zaho, Zaho, hajde, merre me mamin, motrën, vëllain me vete. Ju prezantoj me dikë që sa herë i thua bëj mesimet, po i bëra mësimet do më çosh në Vlorë (thotë)?

Zaho: Mirëmbrëma, unë dua Vlorën. Edi Rama: Zaho e do Vlorën, Vlorën e do gjithë Shqipëria. Vlorën më 25 Prill do të vulosë ngjitjen e Shqipërisë në një majë tjetër. Rrofshi, rrofshi, rrofshi.
Më herët Rama ishte në Durrës, ku mbajti gjithashtu një takim përmbyllës të fushatës elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *