Vjen lajmi i shumëpritur, nis kontrolli në regjistrin sekret të pasurive të llogarive bankare të 42 ministrave

admin 0

Vjen lajmi i shumëpritur, nis kontrolli në regjistrin sekret të pasurive të llogarive bankare të 42 ministrave

Ky proces verifikimi pasuror, duhej të kishte nisur qysh me datën 8 korrik, kur qeveria shqiptare u detyrua nga SHBA, të miratonte e të nënshkruante Vendimin Nr. 415, “Për aksesin e marrjes së infomacionit sekret, në Regjistrin Qëndror të Llogarive Bankare nga organet hetimore”.
Kujtojmë, se marrja e të dhënave nga Regjistri Bankar, është miratuar me Ligj nr. 154/2020, datë 17.12.2020, por kryeministri Rama dhe bosët e bizneseve, trafiqeve e krimeve të lidhur në interesa të pista me të, nuk e lejonin të nxirrte akte normative për zbatim.
Tatimeve, Dalina Ibrahimaj që ka “celësin” e këtij regjistri, nuk lejonte agjencitë  e anti-krimit, të kontrollonin, me justifikimin se “kodi hyrës kishte defekt prej hakerimit”.
Pas denoncimit tonë, tatimet i kanë hapur derën Byrosë Kombëtare të hetimit, për të marrë të dhënat e pasurive konfidenciale, që janë në Regjistrin Qëndror të Llogarive Bankare, ku bëjnë pjesë dhe depozitat e sendeve me vlerë e pasuri të paluajtshme jo hipotekore.
Prej 5 ditësh, me akses të plotë për hetime dhe krejt e pavarur nga struktura të tjera, Byroja Kombëtare e Hetimit, ka nisur kontrollin e regjistrave bankare të ministrave e ish-ministrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *