Vuçiq: Kurti mburret se ka votuar në Shqipëri, nëse do të votoja në Kosovë do të ishte skandal

admin 0

Vuçiq: Kurti mburret se ka votuar në Shqipëri, nëse do të votoja në Kosovë do të ishte skandal

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për votimin e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, këtë të diel.
Ai në një konferencë për media pas takimit që pati me Miroslav Lajçak, të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, ka deklaruar se nëse ai do të votonte në Graçanicë në kuadër të zgjedhjeve në Kosovë do të ishte një skandal i përmasave botërore.

“Ajo që unë i tregova Miroslav Lajcak sot është fakti që Albin Kurti mburret se ka votuar në Shqipëri, i cili de facto thotë se nuk ka rëndësi nëse jeni në Tiranë apo Prishtinë, se është i njëjti vend. Imagjinoni, madje megjithëse Kosova është “Sipas Kushtetutës së Serbisë, nëse do të kisha votuar në Graçanicë, ose ndonjë vend tjetër në Kosovë, do të kishte qenë një skandal i përmasave botërore, megjithëse të dy gjërat nuk janë të krahasueshme dhe sipas Kushtetutës dhe Rezolutës 1244 , Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *